FOTO/Has, demokratët e surprizojnë
Rama: Me Lulin në çadër s'do ishit aty
FOTO/Gratë kuksiane dhuratë Ramës

FOTO/Has, demokratët e surprizojnë<br />Rama: Me Lulin në çadër s'do ishit aty<br />FOTO/Gratë kuksiane dhuratë Ramës
Demokratët e Hasit kanë surprizuar kryeministrin Edi Rama në sheshin qendror të qytetit, ku PS bëri çeljen e fushatës elektorale. 

Pikërisht aty ndodheshin edhe mbështetës të opozitës, të cilit kishin varur flamuj blu të cilët PD nuk i përdor më në fushatë, ndërsa ngrinin gjashtë gishtat, për të treguar numrin që renditet PD në fletën e votimit.

rama pd
(Mbështetësit e PD në mitingun e Ramës në Has)

Por nuk ka vonuar edhe përgjigja e kryeministrit i cili iu është drejtuar atyre se s'do ishin aty, nëse Luli do ndodhej ende në çadër.

“Ti mos bertit aty, se e kam mik unë Lulin.

Ju them miqësisht, Luli është i mirë për në TV, ama u fik TV, Lulin e keni për qejf të vet.

Merrni në telefon kushërinjtë që keni në Tiranë, e kishin 4 vjet ata kryetar bashkie.

Katër vjet sahati i Tiranës nuk punonte.

Ti që më bërtet që aty, mos më bërrit se i thashë Lulit.

C’është ajo 6, se fitoni ca deptuetë të opozitës në Parlament, nuk fitoni me shume, ndaj votoni 2, dëgjoni mua.

Do dalin fjalët e mia, ndaj mos na turpëroni.  

Se ju më keni borxh mua, kush ua nxori Lulin nga çadra? 

Ju s’do ishit aty, tani do ishit në kafe e s’do kishit shans të merrnit pjesë në votime.

Ju jeni ul aty e tani do votoni”
.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja