Ish-emisari Presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka promovuar Shqipërinë dhe turizmin shqiptar, duke u bërë thirrje njerëzve që ta vizitojnë atë.

Në një postim në profilin e tij, Grenell ka ftuar të gjithë që ta vizitojnë Shqipërinë duke dhënë garanci se s’do të pendohen.

“Më besoni mua. Shkoni në Shqipëri. S’do të pendoheni”, ka shkruar Grenell.