Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Verbania të italisë, pasi kishin kryer vjedhje të shumta nga dhjetori 2016 deri në shkurt 2017.

Në pranga kanë rënë Maringlen Stojani 33 vjeç dhe Fation Pjetërgjokaj, 25 vjeç, të cilët banonin në Verbania dhe Gravellona.

Policia ka gjetur prova të mjaftueshme për të paktën 19 vjedhje, të kryera nga dy personat e arrestuar.

Stojani dhe Pjetergjokaj e njihnin mirë territorin ku vepronin dhe në bashkëpunim me persona të tjerë  e shtrinë aktivitetin e tyre dhe në Milano, ata hynin nëpër shtëpi gjatë natës dhe vidhnin bizhuteri të shtrenjta dhe para.

Hetimi për dy hajdutët nisi në dhjetor 2016, pasi vodhën disa shtëpi në qytetet e Cannock dhe Mergozzo, por hetimet vazhduan dhe policia identifikoi makinën e përdorur nga grabitësit dhe arritën të identifikonin dy shqiptarët.

skifteret

skifteret

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com