Pak javë më parë, Sali Berisha u bë objekt humori në rrjetet sociale, pasi foli në italisht në Kuvend. Paaftësia e tij për të lidhur saktë dy fjali në italisht bëri që e gjithë salla e Kuvendit të përfshihej nga të qeshurat.
Por nuk është vetëm kjo, pasi siç duket ish-kryeministri as nuk e kupton mirë gjuhën e cila në Shqipëri flitet mirë nga rreth 70% e popullsisë.
Ditën e djeshme, një faqe e tifozëve të Juventusit në Itali, ka publikuar foton e Edi Ramës, ku evidentonte faktin se ai mbante stemën e Juventusit në xhup gjatë një takimi me qytetarët në Bashkinë e Konispolit, në jug të vendit.
Por Berisha thotë sot, se mediat italiane shkruajnë që Rama mban jelek antiplumb.
Dhe e poston foton pa u ndrojtur në Facebook, pavarësisht se komentuesit i thonë se faqja në fjalë ka shkruajtur për tjetër gjë.
Dhe në fakt, ai që akuzohej vazhdimisht se mbante antiplumb sa herë dilte jashtë Tiranës, ishte vetë Berisha. Arsye e cila mbetet mister edhe sot e kësaj dite.

(Përkthimi i Berishës nga italishtja)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com