Mediat amerikane kanë zbuluar identitetin e 4-vjeçarit që u 'rrëmbye' nga gorilla në një kopsht zoologjik në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është Isiah Dickerson nga qyteti i Cincinnatit, Ohio.
I mituri ishte me ishte me nënën e tij Michelle Gregg në kopshtin zoologjik të qytetit në Cincinnati, Ohio, kur ai u pengua në rrugë dhe ra në një hendek ku u rrëmbye nga gorilla e quajtur Harambe.

(Në foto 4-vjeçari Isiah Dickerson dhe familja e tij)
Brenda pak minutave, gorilla 17-vjeçare u vra nga rojet e kopshtit zoologjik, pasi ata kishin frikë për sigurinë e tij. Por vendimi për ta ekzekutuar atë ka ngjallur reagim të ashpër, ndërsa për prindërit e tij është kërkuar ndjekja penale. Zyrtarë të kopshtit zoologjik justifikuan vendimin e punonjësve për të vrarë gorillën menjëherë, pasi përdorimi i qetësuesve do të kishte dashur kohë të jepte efekt dhe ndërkohë djali i vogël mund të ishte plagosur rëndë apo të kishte humbur jetën.
Isiah po shërohet nga plagët e vogla, ndërsa familja e tij nuk është parë më që nga dita e incidentit në shtëpinë e tyre në Cincinnati.
Babai i tij, Deonne Dickerson, 36 vjeç, gjithashtu nuk është parë që nga vrasja e gorillës. Ai nuk ishte me partneren e tij dhe katër fëmijët e tyre kur 4-vjeçari ra në duart e gorillës.
Redaksia Online
M.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com