Foto/ Ja disa këshilla si të  
pastrojmë gotat e qelqit

Foto/ Ja disa këshilla si të  <br />pastrojmë gotat e qelqit
Mënyra më e sigurt për të pastruar gotat e qelqit është  ti lani ato me dorë dhe jo të përdorni pjatalarësen. Për të pasur gota sa më të pastra dhe për të mënjanuar ciflosjen sigurohuni që lavamani të jetë i pastër.

Gjithmonë këshillohet që të lahen njëherë gotat e më pas të kalohet tek yndyrat e rënda të gatimit.

Në mënyrë që gota  të mos marri  shijen e detergjentit, aplikoni vetëm një sasi të vogël dhe përdoreni vetëm aty ku është e nevojshme- në fund të gotës dhe në pjesën e buzëve.

Për të pastruar pjesën e brendshme të gotës, përdorni një furçë delikatë me dhëmbë jo shumë të ashpër dhe pa detergjent. Shpëlajini mirë me ujë të ngrohtë e të rrjedhshëm në mënyrë që të mos marrin pluhur.

 Vendosini me kokë poshtë dhe lërini të thahen ose pastrojini me një peshqir që nuk le shenja, apo copë lino, ose copë mikrofibër.

2

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!