Besim Hajdarmataj është prokuroi që ka firmosur kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit për arrestimin e Saimir Tahirit.

Prokuroria për Krimet e Rënda i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, me qëllim arrestimin e tij për dy akuza, trafik droge dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Pritet autorizimi nga Kuvendi, pasi të jetë mbledhur më parë Këshilli i Mandateve sot në 19:00, për t'i hapur rrugë veprimeve të mëtejshme të Prokurorisë. 

Prokurori Hajdarmataj që ka firmos kërkesën për autorizim do të jetë dhe në parlament. Besim Hajdarmataj është kryetari i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

dy.b/shqiptarja.com