Foto/ Ja sa kushton çanta e gruas
së kryeministrit të Singaporit

Foto/ Ja sa kushton çanta e gruas<br />së kryeministrit të Singaporit
Kur është fjala për takime zyrtare mes krerëve të shteteve, pritshmëritë tona janë veshjet e zgjedhura me kujdes dhe luksoze. Por gruaja e kryeministrit të Singaporit, Ho Ching, nuk e mendoi aspak kështu kur u shfaq me një veshje krejt të zakonshme për vizitën e saj në Shtëpinë e Bardhë.

Shumë prej mediave të botës e komentuan si të papërshtatshme për një takim të një niveli të tillë, veshjen e saj, por ajo që ra në sy më shumë ishte çanta që ajo mbante në dorë.

Zonja Ching kishte në dorë një çantë blu me figura të printuara dinozaurësh në të. Një zgjedhje e tillë nuk është aspak e qëllimshme. Çanta e cila kushton vetëm 15 dollarë është dizajnuar nga shkolla “Pathlight” në Singapor, e para e hapur në vend për trajtimin e fëmijëve me autizëm.

19­-vjeçari Seetoh Sheng Jie, i cili vuan nga çrregullimet e spektrit autik, është dizajnuesi i çantës. Ai i ka pasur fiksim që në fëmijëri dinozaurët.

Ho Ching, e cila është gjithashtu drejtuese e Shoqatës së Autizmit në Singapor, ka zgjedhur këtë mënyrë për të promovuar një nga kauzat më të drejta, atë të mbështetjes së fëmijëve me autizëm.

2

2

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!