Bukuroshja korçare ka festuar ditëlindjen në një prej restoranteve të kryeqytetit dhe nga fotot e publikuara në rrjete sociale, atmosfera ka qenë shumë romantike dhe intime për çiftin e dashuruar.
Veseli, si organizator i festës, ka menduar me imtësi çdo detaj, që gjithçka të ishte perfekte për njeriun e tij të zemrës. Tea dhe Veseli janë i vetmi çift që i mbijetoi presioni të jetës reale jashtë shtëpisë dhe vetëm së fundmi kanë filluar të bashkëjetojnë në Tiranë. Veseli i dhuroi Teas një arush të madh dhe të tre kanë pozuar për kamerën shumë të lumtur.
“Po ju prezantoj me çupkën time.... Faleminderit zemra ime që e bëre këtë ditë akoma më të bukur” – shkruan Tea e lumtur në profilin e saj, duke prezantuar edhe arushin e bardhë, ndërsa Veseli vazhdon të tregojë edhe në këtë rast cilësinë e tij më të mire - atë të një xhentili të vërtetë: “Urime zemër…” shkruan ai në foton ku shfaqet duke i puthur dorën Teas.
Veseli ka nisur provat për garën e kërcimit "Dance With Me", ndërsa Tea ende nuk ka zbuluar projektet e saj.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)