Foto/ Kendall Jenner bën një tatuazh
të ri në një vend shumë sekret

Foto/ Kendall Jenner bën një tatuazh<br />të ri në një vend shumë sekret
Ajo ka një dashuri të veçantë për tatuazhet. Edhe pse i pëlqen mjaft të vogla dhe në vende të fshehta për shkak të karrierës si modele. Ajo është Kendall Jenner, vajza që viziton shpesh herë sallonin e tatuazheve në New York.

Këtë herë ajo ka menduar të bëjë një tatuazh fjalën “MEOW” (mjaullimën e maces) në një vend që nuk na kishte shkuar mendja se ajo do të provonte të bënte tatuazh. Pjesa e brendshme e buzës së poshtme ka qenë vendi ku ajo ka zgjedhur të bëjë tatuazhin e radhës.

Vetë ajo nuk e ka publikuar ende “aksesorin” më të ri të trupit, por sekretin ia ka zbuluar artisti i tatuazheve Jon Boy, i cili ka postuar në faqen e tij foton e modeles.
Kendall numëron disa tatuazhe të vogla me ngjyrën e bardhë, një prej të cilëve në formë zemre, që e ndan me shoqen e saj të ngushtë Hailey Baldwin.









Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur