TIRANE - Një foto e rrugës pranë rrethrrotullimit të Saukës, dhe nëj ndërtesë e ngritur pranë saj, është zgjedhur nga kryeministri Rama, për të treguar se kjo nuk është hyrja që i shkon për shtat një kryeqyteti. Rama “thumbon” dhe ish-qeverinë Berisha, e cila sipas tij fondet e buxhetit të shtetit i conte për rrugë jashtë standardeve.
“A është një hyrje kryeqyteti kjo? Dhe këto lloj rrugësh kombëtare gllabëronin buxhetin e shtetit e quheshin sukses!”, shkruan Rama ne Twitter.

Kjo është një foto e aksionit të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, i cili vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit.
Aksioni i INUK sot është përqëndruar në rrethrrotullimin e Saukut.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com