Xhixha i dyshuar për lidhjet e tij me trafikun e kokainës, nuk lë pas jetën e luksit teksa siç shihet nga fotot ai është frekuentues i resorteve dhe hoteleve luksoze duke filluar nga plazhet e Cancun me suita presidenciale, Panama, e deri tek vaskat me hidromasazh në hotele në Kubë.
(Në foto: 38-vjeçari Genci Xhixha, i shpallur në kërkim)
Po ashtu në faqen e tij të Facebook, Xhixha prezanton dhe foto me Ermal Hoxhën në prill të 2012 me shënimin, "Erdhi Pranvera".
Sipas hetimeve paraprake të prokurorisë dyshohet se Xhixha, shqiptari me banim në Kubë është personi i cili ka krijuar lidhjet me kartelet e drogës jashtë Shqipërisë për të arrestuarit shqiptar mes tyre dhe Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit. Ai është shpallur në kërkim nga policia shqiptare pas faktimit të lidhjeve telefonike me pjesëtarë të tjerë të grupit Kokaina dhe dyshimeve se ishte personi ndërlidhës mes shqiptarëve dhe trafikantëve kolumbianë. Sipas të dhënave të sistemit Tims, Xhixha ka hyrë për herë të fundit në Shqipëri me 12 janar dhe nuk ka dalë më të paktën në mënyrë legale.
(Foto të postuara nga Genci Xhixha në profilin në Facebook) Foto të tjera
(Foto të postuara nga Genci Xhixha në profilin në Facebook) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)