FOTO/ Kur Rozana Radi detyron
VIP-at të nxjerrin fotot e pashaportës
Me përhapjen e rrjeteve sociale, të gjithë i kushtojnë vëmendje fotove për të dalë sa më mirë përpara kamerës, por kur vjen puna të pashaportat apo kartat e identitetit duket se askush nuk ia del mbanë.
Me përhapjen e rrjeteve sociale, të gjithë i kushtojnë vëmendje fotove për të dalë sa më mirë përpara kamerës, por kur vjen puna të pashaportat apo kartat e identitetit duket se askush nuk ia del mbanë.
Një foto tipike “ushtrie”, e ngurtë, zakonisht pa emocione në fytyrë, të ngrira...dhe ç’është më e rëndësishmja, pa photoshop! Pjesa më e keqe është se do të të duhet të presësh 5 apo 10 vite deri sa të skadojë dokumenti i identifikimit. Për këtë arsye fotot më të bukura janë ato që i thjesht i përafrohen normales. Dhe...le ta pranojmë, pjesa më e madhe nuk i nxjerrin ato foto në dritën e diellit. Nuk përjashtojmë se ka dhe nga ata që e bëjnë, dhe natyrisht që bëhen pjesë e ndonjë shakaje.
Duket se pikërisht këtu ka lindur dhe loja më e fundit ndërmjet disa personazheve të njohur shqiptare. Gjithçka ka filluar me Rozana Radin, e cila siç e theksoi dhe vetë “hapi vallen e lojës së kartave të identitetit”, duke postuar fillimisht të vetën dhe më pas duke nominuar edhe të tjerë, dhe kështu vazhdoi zinxhiri. Jo të gjithë iu përgjigjën apelit, por ka dhe nga ata që e bënë. Foto të cilat përbënin dhe përjashtime nga çfarë kemi parë deri tani, me Julkën dhe Fiorin të cilat kanë pozuar pak më të buzëqeshura. E ndërsa Rozana e filloi lojën thjesht me fotot, Julka dhe Bes Kallaku i bënë një foto më të plotë letërnjoftimeve duke zbuluar edhe më shumë info nga dokumenti i tyre. Veçanërisht për Besin, një “katunar dhe loki” i vetëdeklaruar zbuluam që ka lindur në Tiranë, çka shkaktoi komente simpatike edhe nga fansat e tij. /intv/
Redaksia Online(m.p/shqiptarja.com)
39/3
Sondazhi i ditës:
Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?
-
Më e mirë
28.1%
-
Njësoj
40.8%
-
Më e keqe
31.1%
Vota total: 1922
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: Lulzim Basha ose një konspiracion i besueshëm politik
8 Korrik, 19:16
-
Euro 2024/ Mbappe mbetet pas, kush janë 10-të futbollistët që kanë dribluar më shumë në Evropian
8 Korrik, 19:01
-
Francë e Angli, qytetërimi mobilizohet kundër urrejtjes
8 Korrik, 18:49
-
Pogradeci nën tingujt e muzikës jazz, koncerti ‘mbërthen’ për një orë publikun pogradecar
8 Korrik, 18:43
-
Prokurorët në vështirësi, boshllëqet në sistem rrisin ngarkesën
8 Korrik, 18:39
-
Zjarr në fshatin Frashtan të Dropullit! Ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve
8 Korrik, 18:33
-
Firma me Thomas Strakoshën një 'telenovelë', portieri joshet nga rikthimi në Serie A! Dy klube pas tij
8 Korrik, 18:25
-
Alban Daci: Po sikur Basha dhe Doktori të bëjnë paqe?
8 Korrik, 18:12
-
21 janari në SPAK, Ngjela për Report Tv: Pamjet nga serverët e Kryeministrisë nuk janë zhdukur, Berisha del me kallashnikov në dorë
8 Korrik, 17:53
-
Edmond Hoxhaj: KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Sali Hasa
8 Korrik, 17:52
-
Cila është vajza më e bukur shqiptare, ja si përgjigjet Capital T
8 Korrik, 17:47
-
Zyrtare/ Mbrojtësi i kombëtares shqiptare prezantohet në Hungari: I lumtur që jam këtu
8 Korrik, 17:31