Rinard Tata, i njohur ndryshe edhe me emrin Frederik, nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Ai akuzohet si bashkautor i një vrasjeje të ndodhur me 14 janar 1999 në lagjen "Vojo Kushi", në Shkodër, ku ai së bashku me Behar Bajrin u akuzuan se kishin ekzekutuar vëllezërit Artur e Osman Alibali, përkatësisht 35 dhe 37 vjeç. Përveç ndryshimit të emrit, ky person rezulton edhe me dy mbiemra, ku shfaqet njëherë me mbiemër Tata dhe njëherë me Tota.

Vrasja e bujshme e dy vëllezërve ka qenë e pezulluar për moszbulim autori që më 30 nëntor të vitit 2000 por hetimet janë rihapur 5 vjet më vonë, pas gjetjes së provave që e implikonin atë në vrasje. Rinard Tata kreu një dënim prej rreth 5 vitesh burg ndërsa më pas u lirua për mungesë provash. Ndërkaq, Report Tv mëson Rinard ose Frederik Tata në fillim të 2000 dyshohej se ka qenë pjesëmarrës në një shkëmbim zjarri në Xhabie, shkodër, ku ka humbur jetën një person.

tata

Policia dhe prokuroria aso kohe deklaruan se nuk kishin gjetur prova të mjaftueshme të implikimit të tij në këtë ngjarje. Pavarësisht këtyre veprimtarive kriminale, Federik Tata lëvistë i lire, ndërsa bënte një jetë të shfrenuar.



Mësohet se edhe më parë i arrestuari Federik Tota ka qenë i dënuar për shfrytëzim prostitucioni, aktivitet të cilin e ka vijuar deri këtë të shtunë, kur lokali i tij me emrin “Tata” përdorej si bazë prostitucioni.

[gallery]24752[/gallery]
Ndërkaq, në foto po shihni edhe të arrestuarin tjetër për shfrytëzim prostitucioni, Kastriot Musa.

kastriot muca
Kastriot Musa



d.c./shqiptarja.com