FOTO/Kush është kryesuesja
e vëzhguesve të OSBE-ODIHR?
Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhet nga 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE-ja.
Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve
përbëhet nga 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE-ja.
Marietta Tidei është vendosur në krye të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Tidei është deputete e Partisë Demokratike në Itali. Kjo nuk është hera e parë që ajo merr pjesë në misione ndërkombëtare për monitorim zgjedhjesh pasi është njëkohësisht edhe anëtare e Presidencës së Asamblesë Parlamentare të
OSBE-së.
(Marietta Tidei, kryesuese e misionit të vëzhguesve në Shqipëri)Marietta Tidei ka lindur në vitin 1975. Ajo është vajza e një ish deputeti dhe është shkolluar në shkenca administrimi. Në zgjedhjet e 2013 është zgjedhur deputete në Lacio. Ajo bën pjesë në komisionit e Punëve të Jashtme e Komunitare dhe në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë e Turizmit.
Më herët ka mbajtur detyrën e zëvendës-shefes së kabinetit të Presidentit të Këshillit Rajonal të Lacios, ka qenë këshilltare komunale në Civitavecchia e dhe zëvëndës sekretare e Partisë Demokratike në Romë.
“Trcgiornale.it”, një media lokale në Civitavecchia (vendlindja e Tideit), citon deputeten italiane që shprehet se vota e së dielës ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe rajonin në terësi. “
Shqipëria po bëhet gati për një hap të rëndësishëm, atë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe në vitet e fundit ka shënuar hapa të rëndësishëm në reformimin e administratës publike, sistemit gjyqësor e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar”, shprehet Tidei.
Kjo nuk është hera e parë që misioni monitorues i OSBE-së për Shqipërinë drejtohet nga një grua. Dy procese të mëparshme zgjedhore janë monitoruar nga ekipi i vëzhguesve të drejtuar nga Audrey Glover.
Ndërkohë, në rrjetet sociale, Tidei ka postuar edhe foto nga takimet e zhvilluara në Tiranë me ekipin monitorues të zgjedhjeve e me përfaqësues të subjekteve politike.
(Foto e vëzhguesve e postuar nga Tidei)Vetëm një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, vëzhguesit ndërkombëtare dhe OSBE/ODIHR që monitorojnë procesin zgjedhor do të dalin në një konferencë për shtyp ditë e hënë në datën 26 qershor.
Deklarata do të paraqitet nga Roberto Battelli, Koordinator i Posaçëm dhe udhëheqës i misionit të vëzhguesëve afatshkurtër të OSBE-së
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
32.7%
Vota total: 1673
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor, 20:11
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18