Një shqiptar nga Kosova është masakruar për vdekje me thikë në Vjenë të Austrisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku mediat raportojnë se ka mbetur viktimë shtetasi Shqiptim Ahmeti.

33-vjeçari ka qenë duke ecur në kryeqytetin austriak me një shtetase kroate, kur është qëlluar për vdekje nga dy persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Favoritenstasse-Heute”. Ahmeti ishte me prejardhje nga fshati Shtëdim i Podujevës, ndërsa dyshimet flasin se shtetasit që i kanë marrë jetën kanë qenë nga Maqedoni.

shqiptari

d.c./shqiptarja.com