Këta janë dy vëllezërit e mitur që humbën jetën ditën e djeshme pasi u mbytën në liqenin e Prushit në Tiranë. Vëllezërit Mateo Taku, 14 vjeç dhe Klevis Taku, 10 vjeç, po luanin bashkë me fëmijë të tjerë të zonës me një litar, të cilin e kishin lidhur në një pishë buzë liqenit. Ato kapeshin pas litarit dhe rrëshqitnin për t’u hedhur më pas në liqen.
Kjo lojë është kthyer në tragjedi duke i marrë jetën vëllezërve. Fillimisht ka rënë në liqen 10 vjeçari dhe po mbytej ndërsa vëllai i madh u hodh për ta shpëtuar, por fatkeqësisht të dy u mbytën. Luan Taku, babai i djemve dhe një vajze më të rritur po i rriste fëmijët me shumë sakrificë pasi ishte në gjendje të vështirë ekonomike dhe jetonte duke mbledhur hekurishte.
Trupat e dy fëmijëve të mitur u nxorën nga Polumbarët e RENEA-s, pas pak orësh kërkime, ndërsa tragjedia mund të ishte thelluar edhe më shumë. Një banor i zonës tha se dhe dy fëmijë të tjerë kishin rrezikuar të mbyteshin por ishin shpëtuar nga një banor i zonës. Edhe më parë liqeni i Prushit ishte kthyer në vend tragjedie, pasi një vit më parë ishte mbytur një 15 vjeçar. Janë të shumtë, tha një banor, vendasit që e vizitojnë liqenin gjatë ditëve të nxehta të verës, ndërsa nga autoritetet nuk ka asnjë tabelë paralajmërimi apo rreziku.

Mateo Taku, 14 vjeç dhe Klevis Taku, 10 vjeç
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Besoni se Greqia do pranojë hapjen e grupkapitujve të parë Shqipëri-BE?
-
Po
66.7%
-
Jo
25%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 1746
Lajme të tjera
-
Pesë grabitje në fundjavë, ekspertët: Dhjetori, muaji problematik! Për festa qytetarët ulin vigjilencën, reklamojnë luksin në rrjetet sociale
11 Dhjetor, 16:31
-
‘Republika e rakisë’, promovohet pija tradicionale shqiptare si pjesë e trashëgimisë kulturore
11 Dhjetor, 15:09
-
Mos harroni çadrat dhe vishuni mirë! Parashikimi i motit për këtë javë
11 Dhjetor, 14:28
-
Me mallra luksoze të padeklaruara në valixhe, 2 të arrestuara në Rinas! Në hetim edhe një 44-vjeçar gjerman
11 Dhjetor, 11:15
-
Tentativa për grabitje në Prush të Tiranës, disa persona të dyshuar! Pamjet e kamerave po krahasohen me ato të grabitjeve të tjera
11 Dhjetor, 11:08
-
VIDEO/ I riu përleshet me punonjësin e karburantit në Selitë dhe i grabit xhiron ditore, arrestohet nga policia! Në pranga dhe bashkëpunëtori i tij
11 Dhjetor, 10:48
-
Njihuni me adoleshentët që shesin ëmbëlsira për të ndihmuar fëmijët në nevojë! Dea dhe grupi i saj me stendë te parkingu i i sheshit Skëndërbej në Tiranë
10 Dhjetor, 15:19
-
Tentativa e grabitjes në Prush të Tiranës, grabitësit ishin 5 persona! Nipi i të moshuarve njoftoi policinë! Autorët u ndanë në 2 grupe, në ikje hapën zjarr ndaj efektivëve
10 Dhjetor, 12:56
-
Më pistoletë lodër, adoleshentët u grabisin paratë 2 personave në sheshin ‘Skënderbej’! Arresohet 17 vjeçari, në kërkim shoku i tij
10 Dhjetor, 09:42
-
Sot Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Begaj: Ideal i përbashkët për të gjithë popujt! Ambasada e SHBA: Të krijojmë një shoqëri të barabartë
10 Dhjetor, 09:04
-
VIDEO/ Humbi rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit, policia i vjen në ndihmë turistit gjerman
9 Dhjetor, 22:09
-
Tiranë/ ‘Jemi policë’, 3 autorë të armatosur tentojnë të grabisin një banesë në Prush! Shkëmbim zjarri me efektivët! Largohen drejt Liqenit të Thatë me ‘Audi’ me targa të vjedhura
9 Dhjetor, 19:42