Personi që shihni në foto, i shoqëruar nga dy punonjës policie, është Laert Haxhiu, njeriu më i kërkuar në Shqipëri për dënimin me 22 vite burg pasi tentoi të vrasë nipin e Aldo Bares në shtator 2016 dhe ideatori dhe ekzekutori i dy objektivave tre ditë më parë në Lushnje. 

Haxhiu është arrestuar në Durrës në vitin 2015, në kuadër të operacionit të koduar "Smart", ku në automjetin e tij policia gjeti rreth 1.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Ai doli përpara gjykatës dhe u dënua për moskallëzim krimi me 1 vit e 7 muaj burg. Laert Haxhiu ka dalë nga burgu në vitin 2016, duke përfituar edhe ulje të dënimit, ndërsa arrestohet sërish në 14 shtator të një viti më parë, për kundërshtim të forcave të policisë. 

Vetëm 12 ditë pas këtij ndalimi nga policia e Lushnjes dhe për rrjedhojë është liruar, ai ka tentuar të ekzekutojë nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti, në qendër të qytetit të Lushnjes. Pasi nuk e vrau dot, Haxhiu e paralajmëroi atë se herët ose vonë do ta vriste. Për ngjarjen ai u dënua në mungesë me 22 vite burg. Ndërsa, tre ditë më parë, 10 tetor 2017, Laert Shkurti i ndihmuar dhe nga Orgest Bilbili, ekzekuton me armë zjarri kallashnikov dy miqtë e Xhulio Shkurtit, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. 
leart haxhiu
(Në foto Laert Haxhiu, i arrestuar në Durrës në vitin 2015)
 

Redaksia Oline
l.q/Shqiptarja.com