Kjo armë që shikoni në foto është snajperi që është qëlluar mbi viktimën, Kastriot Reçi, më 7 janar. Kjo armë vdekjeprurëse ashtu siç shihet në foton e siguruar nga Report Tv është e pajisur me një dylbi të madhe që lejon një shikueshmëri të pastër dhe zmadhimi i objektivit bëhet edhe më i qartë.
Arma është hedhur nga vendi i krimit, pallati ku autori ende i paidentifikuar qëlloi mbi objektivin, Kastriot Reçi duke e lënë të vdekur në vend. Ajo është gjetur në anën e pasme të pallatit nga policia ndërsa do t'i shtohet një ekzaminimi, megjithëse gjasat që në të ketë gjurmë të autorit janë të pakta.
Ky snajper është i ndërtuar që të qëlloi vetëm me një plumb dhe preçizionin e ka shumë të saktë ndërsa është i pajisur edhe me një silenciator gjë që i ka dhënë mundësin autorit të largohet dhe të mos zbulohet se nga erdhi krisma.
Duke qenë se arma që ka përdorur ka vetëm një mundësi për të qëlluar dhe për të rimbushur duhen disa sekonda, lë të kuptohet se qitësi ka qenë një profesionist pasi me një goditje të vetme ka qëlluar në zemër Kastriot Reçin duke e lënë të vdekur.
Kastriot Reçi, u qëllua për vdekje në sy të një fëmije dhe të një gruaje të cilët sapo i takoi paraditen e 7 janarit, shumë pranë komisariatit. Vetë Reçi ishte baba i një fëmije, si dhe bashkëpronari i televizionit "Media Plus" në Lezhë. Dy vite më parë në Itali u ekzekutua vëllai i tij, Gasper Reçi i cili dyshohej të merrej me veprimtari të paligjshme.
![1578578345_snajeprimirdite.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1578578345_snajeprimirdite.jpg)
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
42.7%
-
Negativ
44.1%
-
Jam i/e dyzuar
13.3%
Vota total: 5879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Plagosën me sende të forta një person, arrestohet një nga autorët, në kërkim i vëllai
15 Shkurt, 14:22
-
Pamje me Dron/ Dalja nga Tirana drejt Durrësit e bllokuar, trafik i rënduar në autostradë
15 Shkurt, 11:58
-
Nga Ura e Dajlanit tek Kavalishenca, 3.8 mln euro për mbushjen me rërë të bregut
15 Shkurt, 07:34
-
Identifikohet një nxënës me meningjit në Durrës/ Tomini në Report Tv: Izoluam përhapjen, u ndoqën 95 persona që kishin kontakt me të
14 Shkurt, 15:16
-
Durrës/ Baste sportive ilegale, një i arrestuar dhe një tjetër nën akuzë! Në kërkim edhe pronarët e 2 lokaleve
14 Shkurt, 14:30
-
Apeli Administrativ rrëzon kërkesën e këshilltarëve të opozitës për parkimet me pagesë në Durrës! Myshketa: Rekurs në Gjykatën e Lartë, prek qytetarët (VENDIMI)
14 Shkurt, 12:20
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i parë i Piepolit dhe Report Tv për 11 majin! PS drejt 19 mandateve në Tiranë, PD rënie në Durrës! Lapaj e Shehaj në 'luftë' për vendin e tretë, PL nuk arrin mandat
13 Shkurt, 21:00
-
Durrës/ Kërcënoi me armë zjarri një të ri, arrestohet 25-vjeçari! Në pranga edhe një tjetër për dhunë në familje
12 Shkurt, 13:08
-
Durrës/ Kontrabandonin 23 iPhone 16 Pro Max dhe dy laptopë, arrestohen 2 persona në Port (EMRAT)
11 Shkurt, 15:58
-
Durrës/ 14-vjeçari me meningjit rëndë në spital! Drejtoresha: Ambientet nuk u dezinfektuan, më njoftuan veç për antibiotikët! Ka panik, prindërit nuk i sjellin fëmijët në shkollë
11 Shkurt, 15:09
-
Durrës/ Autor i 4 vjedhjeve, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)
11 Shkurt, 14:13
-
Guardia di Finanza dhuron dy anije, Vengu: Forcim i sigurisë kufitare dhe luftës kundër trafiqeve
11 Shkurt, 13:31