Çdo ditë Saranda vizitohet nga kroçere gjigante dhe qindra turistë të huaj vizitojnë këtë qytet pavarësisht nga stina.
 
Edhe këtë të martë porti i qytetit jugor ka pritur dy kroçere me turistë të huaj. Ata kanë qëndruar në qytet rreth dy orë dhe më pas janë larguar.
 
Ajo që ka tërhequr vëmendjen gjatë largimit të turistëve, ka qenë renditja e tyre në radhë për dy, kur janë futur në port për të marrë varkat në drejtim të kroçereve.
 
Fotot janë hedhur në rrjetet sociale dhe ky rreshtim i turistëve është komentuar jo pak. 


[gallery]23868[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com