Duke nisur që nga orët e para të mëngjesit, qindra qytetarë i janë drejtuar qendrave të votimit.

Mes tyre, ata që kanë rënë në sy janë dy të moshuar, të cilët lanë shtratin dhe shkuan të votojnë për kandidatin e Bashkisë së Tiranës.

Një e moshuar mësohet se edhe pse me paterica ka kontibuar me votën e saj, si për të treguar kështu se vota është një e drejtë legjitime, e cila duhet ushtruar.

Fotografi i njohur Agim Rama, përmes një postimi në Facebook ka treguar momentin kur 98 vjeçari ka shkuar pranë qendrës së votimit.

" Çerdhia nr 30 Laprakë. Votime të qeta. Gjysh Qemali 98 vjeçar ngrihet nga shtrati për të votuar Erion Veliajn. Flm gjysh..."- shkruan Rama bashkangjitur fotos.