FOTO/ Lajm i mirë për Freiburg dhe Kombëtaren, Abrashi në strëvitje pas gjashtë muajsh

FOTO/ Lajm i mirë për Freiburg dhe Kombëtaren, Abrashi në strëvitje pas gjashtë muajsh

Abrashi

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Freiburgut në Bundesligë, Amir Abrashi, është rikthyer në stërvitje pas gjashtë muajsh. 

Shtatshkurti në mars të këtij viti gjatë një ndeshje të kampionatit kundër Herthës së Berlinit këputi ligamentin e gjurit dhe u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale. Më në fund, pas një periudhe të gjatë riaftësimi, Abrashi ka bërë të ditur se është rikthyer të stërvitet në fushat e blerta. 

Abrashi në fushën e lojës

Ndërkohë do të duhen edhe disa javë derisa mefushori të jetë në gjendje optimale për të qenë i gatshëm për klubin e Bundesligës. Gjithsesi ky është një lajm shumë i mirë jo vetëm për Freiburgun, por edhe për kombëtaren shqiptare.

Mbetet ende për t’u parë, por Panucci dhe jo vetëm, me siguri shpresojnë që 28-vjeçari të jetë në formën e duhur për dy ndeshjet e tetorit të kombëtares kundër Jordanisë në miqësore dhe Izraelit në Ligën e Kombeve. Abrashi padiskutim do të ishte një vlerë e shtuar për mesfushën, rapart i cili në ndeshjen kundër Skocisë ishte ndër më të dobëtit. 

Të entiziazmuar për rikthimin janë edhe tifozët të cilët menjëherë në profilimin e futbollistit i kanë bërë thirrje që të rikthehet sa më shpejt në kombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)