Mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi ka luajtur ndeshjen numër 250 në ligën elitare të Zvicrës. Klubi i tij, Grasshoppers e nderoi të shtunën me një fanellë që mbante pikërisht numrin 250, në përballjen që për të ishte jubilare.
Përpara ndeshjes të së shtunës mbrëma kundër Servettes, Abrashi u pa i emocionuar për pritjen e bërë.
Kësisoj mesfushori gjakovar është bërë futbollisti i 19-të me më së shumti ndeshje në historinë e gjigantit zviceran. 34-vjeçari u nderua nga klubi për këtë arritje, teksa në stadiumin ‘Letzigrund’ të gjithë u ngritën në këmbë duke thirrur emrin e tij.

Komente

