Pas një viti punë përfundon rikonstruksioni i Ministrisë së Brendshme. Për punimet për rikonstruksionin e ambienteve të godinës së Ministrisë së Brendshme u shpenzuan rreth 1.6 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Punimet nisën gjatë verës së vitit të kaluar, ndërsa tashmë kanë përfunduar dhe pritet që të gjitha zyrat të rikthehen, pasi pas nisjes së rikonstruksionit u zhvendosen te Garda e Republikës.

Godina ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe tashmë sikur duket edhe nga fotoja ka ndryshuar plotësisht pasi më parë ishte e rrënuar.
godina

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com