Tiranë- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, ish-kreun e SHISH. SPAK dyshon se Hyseni ka bashkëpunuar me Ergys Agasin, i cili është arrestuar më herët për çështjen e AKSHI-t, duke e pajisur këtë të fundit me të dhëna që përbëjnë sekret shtetëror.

Në pretendimet e saj para Prokurorisë së Posaçme më herët, Hyseni ka deklaruar se kontaktet e saj sistematike me Agasin ishin në cilësinë e bashkëpunëtorit të SHISH, duke mohuar takimet nga afër. SPAK thekson se Hyseni nuk kishte vënë në dijeni askënd, asnjë institucion dhe as të tjerë brenda apo jashtë SHISH.

Sipas SPAK, biznesmeni diktonte dhe merrte informacionet që i duheshin nga Hyseni. Ai ka pranuar edhe se kishte lënë qëllimisht dokumente sekrete në makinën e tij në mënyrë që të gjendeshin kur të kryenin kontrollet.

Në komunikimet e gjetura nga SPAK në telefonin e biznesmenit, rezultojnë mbi 500 shkëmbime mes tyre në Signal, një aplikacion i enkriptuar, që nga fundi i qershorit e deri më 26 gusht kur Agasi përfundoi në pranga. Komunikimet ishin të përditshme, me mesazhe, videotelefonata, imazhe e video.

Vendimi:

1. Miratimin e Vendimit nr. 67, datë 21.09.2026 te Gjykates së Posaçme te Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt Znj. V.H.

2. Miratimin e Vendimit nr. 69, datě 24.09.2026 te Gjykates sě Posaçme të Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3. Në bazë dhe për zbatim të nenit 103 te Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi i këtij vendimi deri ně mbylljen e hetimeve paraprake.

4. Kundër këtij vendimi mund te bëhet rekurs në Gjykatën e Larte brenda 45 ditäve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit te vendimit te arsyetuar.

U shpall në Tiranë, me datë 04.11.2026.

Gjyqtar Florjan Kalaja

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë