Në një kohë që ka nisur transformimin i Piramidës së Tiranës me qëllim që të bëhet qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në rajon, publikohen pamje sesi duket ajo në këtë fazë të punimeve.
Zyrat që kanë qenë të vendosura në ambjentet e Piramidës janë zhvendosur pasi tashmë punimet kanë nisur edhe në strukturën e brendshme të saj.
Projekti i rijetësimit të Piramidës parashikon një godinë transparente dhe plot dritë. Gjithashtu, projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori pë bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.