Michael Schumacher, legjenda e “Ferrari-t” dhe “Formula 1”, i cili ndodhet në koma prej më shumë se 5 vitesh feston sot 50-vjetorin e lindjes. Një ditë jubilare për gjermani i cili mban në ankth për shëndetin e tij fansat anembanë botës.

Edhe pse raportime të shumta thonë se gjendja e tij është përmirësuar ende nuk ka asgjë zyrtare. Gjithsesi sot, në nder të ish-pilotit skuderia “Ferrari” ka hapur një ekspozitë të veçantë në Maranello të Italisë. 

Në sallën e ekspozitës gjenden makina, kokore, foto e shumë aksesorë të tjerë të Schumacher, një piloti që nga viti 2000 deri në 2004 fitoi 5 tituj kampion me “Ferrari-n”.

Ora 18:05
FOTO/ Legjenda Schumacer feston 50-vjetorin në koma, ja si e nderon Ferrar-i