Këngëtarja do të performojë në një koncert ‘live’ këngët më të bukura popullore të të gjithë trevave shqiptare, si dhe hitet e saj, që e kanë bërë atë një nga artistet më të pëlqyera shqiptare. Manjola Nallbani do të shoqërohet nga një grup instrumentistësh.
Ka qenë vetë artistja që e ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku këto të fundit nuk i kanë kursyer komentet me superlativa për Nallbanin. “Ndihem vërtet e nderuar të përfaqësoj Shqipërinë në “Javën e Kulturës Ballkanike” Selanik, Greqi (nata shqiptare).
Në një koncert live, me repertor të përbërë nga disa prej këngëve më të bukura popullore të të gjithë trevave dhe muzikë e lehtë. Bashkë me një band instrumentistësh të shkëlqyer, Ermal Pepa, Endrit Shani, Sokol Bimi, Ervis Keptiu, Alex Zyka. Me deshirën për t’ju dhënë një natë sa më të bukur e dinjitoze, gjithë shqiptarëve që do të jenë me ne”, ka shkruar Manjola.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)