Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se protestat e muajit qershor ndikuan te besimi i biznesit dhe te ecuria e tij, duke sjellë edhe një nivel të lartë anulimesh në turizëm. Megjithatw, sipas saj, besimi i biznesit ka ardhur duke u rikuperuar

“Sipas muajve ka pasur ndryshime në besimin e biznesit dhe konsumatorit, por pranë mesatareve historike. Ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit, sidomos ato në qershor, kur protesta ishte në nivel numrash më të lartë, patën një ndikim te besimi i biznesit dhe ecuria e tyre, sepse gjatë qershorit ka pasur nivel të lartë anulimesh në turizëm. Pra, pa diskutim që në atë muaj ka pasur lëkundje të besimit të biznesit, i cili ka ardhur duke u rikuperuar”, tha Ibrahimaj.


Lajmi kryesor:

Ekonomia rritet me 3,61% në tremujorin e dytë, INSTAT: 70% vjen nga administrata dhe taksat! Ibrahimaj: 'Pasqyra e Çmimeve' me 160 produkte del në tetor, listë me çmime fikse për 3 muaj! (VIDEO)