FOTO/ Mariupoli në rrënoja teksa ofensiva ruse intensifikohet

FOTO/ Mariupoli në rrënoja teksa ofensiva ruse intensifikohet

Ushtria ukrainase është bllokuar në Mariupol ndërsa forcat ruse përparojnë në qytetin port kyç jugor, Mykhaylo Podolya, siç ka postuar në Twitter një zyrtar nga zyra e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

"Ushtarët tanë mbeten të bllokuar në qytet dhe kanë probleme me furnizimet," tha Podolya, duke shtuar se ata po monitorojnë situatën në kohë reale.

Mariupol është nën bombardime intensive nga forcat ruse që nga fillimi i marsit.

Qyteti shtrihet midis rajoneve pro-ruse të Donetskut dhe Luhanskut në lindje dhe Krimesë së aneksuar në jug. Marrja e qytetit ka qenë qëllimi kryesor i ofensivës ruse.

Zelensky ka thënë se dhjetëra mijëra njerëz mund të jenë vrarë në Mariupol.

BBC nuk e ka verifikuar shifrën, por raportet nga rajoni dhe refugjatët që ikën nga qyteti flasin për trupa të shtrirë në rrugë dhe shumica e ndërtesave të dëmtuara ose të shkatërruara.


Lajmi kryesor:

Telefonatë Biden-Zelensky: 800 mln dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën! SHBA akuza Putinit për gjenocid, reagon Kremlini: E papranueshme


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç