Ka filluar këtë të mërkurë stërvitja më e madhe e Forcave të Armatosura shqiptare, e koduar si "Bizza-22" ku marrin pjesë mbi 1 mijë trupa dhe 200 mjete ushtarake.
Lajmi është njoftuar nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ka ndarë dhe disa pamje nga stërvitjet të zhvilluara gjatë ditës së sotme. Rëndësia e kësaj stërvitjeje është se do të aplikohen manualet më të mira në përdorim nga NATO, duke e certifikuar si një strukturë të gatshme për t’u dislokuar kudo dhe kurdo.
"Mbi 1 mijë trupa dhe mbi 200 mjete ngritën sot siparin e stërvitjes më të madhe të Forcave të Armatosura, të koduar “Biza-22”, në të cilën do të aplikohen manualet më të mira në përdorim nga NATO. Certifikimi i Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë nga Aleanca do të jetë dëshmia më e mirë e përpjekjeve të bëra deri tani nga të gjitha nivelet e komandimit dhe të drejtimit të FA.", shkruan Ministri i Mbrojtjes në "Facebook".