Mbretëresha Elisabet e Britanisë së Madhe është një nga gratë më të nderuara në botë.

Imazhi i saj me flokët e bardha, nuk tregon aspak moshën e saj 90 vjeçare, vite që i mban mbi supe.

Edhe Mbretëresha Elisabet shumë vite më parë ishte një femër sharmante, me klas, shumë e bukur, me trupin e saj elegant, flokët brune në të njëjtin model që i ka edhe sot.

Në foton e mëposhtme, ajo shfaqet e ulur në sediljen e një avioni teksa lexon gazetën, dhe shihen këmbët e saj plot finesë. E veshur me një fustan shumë vajzëror, dhe me perlat që nuk i heq kurrë nga qafa.

mbreteresha elisabet

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com