Mbrojtësi francez i Interit, Benjamin Pavard po shijon pushimet në Gjakovë. Ai është në një lidhje dashurie me modelen nga Kosova, Kleofina Pnishi dhe ka shfrytëzuar pushimin për të udhëtuar drejt Kosovës.
Fotografitë e postuara në rrjetet sociale shoqëroheshin me një mbishkrim të ngrohtë nga Pavard: “Gëzuar Krishtlindjet nga ne për ju. Le të ndalemi për një moment dhe të përqafojmë magjinë e fëmijërisë, gëzimin e pastër dhe kujtimet me njerëzit që duam”.
Kjo nuk është hera e parë që Pavard apo lojtarë të njohur i kalojnë pushimet në Kosovë, pasi më parë edhe ylli i Dortmund Karim Adeyemi ka qenë se bashku me të fejuarën, Loredanën në Dardani.