‘Punoj te RENEA’/ Foto me makinën e policisë dhe i armatosur/ Ja kush është i riu që vendosi eksplozivin në Bathore

‘Punoj te RENEA’/ Foto me makinën e policisë dhe i armatosur/ Ja kush është i riu që vendosi eksplozivin në Bathore

Vilson Brahaj

Vilson Brahaj u arrestua si autor i vendosjes së eksplozivit në banesën e Xhelal Dacit, babait të Gazmir Dacit tre ditë më parë. 23-vjeçari me origjinë nga Kukësi dhe banues në Kamëz u arrestua nga policia, pasi u identifikua makina nga kamerat e sigurisë.

Ai deklaroi se kishte marrë 5 mijë euro për të vendosur tritolin, ndërsa nuk tregoi porositësin. Report Tv sjell fotot e autorit Vilson Brahaj. Nga një kërkim në faqen e tij në rrjetet sociale, Brahaj shfaqet me armë zjarri, ndërsa ka publikuar edhe një foto me makinën e policisë. Në profilin e tij në Facebook i riu shkruan se është pjesë e RENEA-s & FNSH -Forcat Speciale Shqiptare dhe se studion te Akademia e Rendit.

Profili ne Facebook i Vilson Brahajt


Lajmi kryesor:

Kapet autori që vuri eksploziv në Bathore, por nuk tregon porositësit: Mora 5 mijë €/ Momenti i arrestimit


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?