Kapet autori që vuri eksploziv në Bathore, por nuk tregon porositësit: Mora 5 mijë €/ Momenti i arrestimit

TIRANE-Dy ditë pas shpërthimit Bathore në banesën e Gazmir Dacit policia ka arrestuar autorin që vendosi eksplozivin. Ai është 23- vjeçari Vilson Brahaj nga Kukësi me precedentë për vjedhje. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, ku duket autori i maskuar që vendos eksplozivin në garazhin e banesës dhe largohet me vrap dhe më pas me makinë, policia të shtunën shoqëroi tre persona, ndërsa ditën e djeshme njërit prej tyre, të riut nga Kukësi, që banon në Kamëz, i ka komunikuar akuzën dhe arrestimin. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit të arrestimit të 23- vjeçarit.

Sipas policisë, Vilson Brahaj kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse eksploziv (të përgatitur në mënyrë artizanale) në banesën e Xhelal Dacit, babait të Gazmir Dacit.  Pas ngjarjes, autori ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës së Tapizës”. Policia arriti në gjurmët e autorëve pas identifikimit të makinës me të cilën u larguan, pasi edhe automjeti u kap nga kamerat e sigurisë së bizneseve.

Vilson Brahaj ka pranuar krimin, duke treguar se është paguar për të vendosur eksplozivin, por nuk ka treguar deri tani porositësit, ndërsa policia po heton në konfliktin që familja Daci ka me atë Kolaveri. Gazmir Daci po vuan dënimin me 35 vite në burg për vrasje, ndërsa banesës i është vendosur edhe tre herë të tjera eksploziv. Xhelal Daci akuzoi Saimir Kolaverin për ngjarjen, ndërsa paralajmëroi hakmarrje nëse shteti nuk reagon.

Autori nuk tregon porositësin, dëshmia: Mora 5 mijë euro për të vendosur eksplozivin
Report TV zbardh dëshminë e autorit të ngjarjes. Para grupit hetimor, Vilson Brahaj pasi ka pranuar krimin është shprehur se mori 5 mijë euro për të vendosur eksplozivin, ndërsa nuk ka treguar porositësit. Ai u shpreh se gjithçka e ka bërë për para, pasi ishte i papunë dhe se nuk kishte asnje konflikt me familjen Daci.  

Mora 5 mijë euro për të vendosur eksplozivin në banesën e Xhelal Dacit. Nuk kam asgjë me Xhelal Dacin, por gjithçka e bëra për para, pasi jam i papunë. eksplozivin e bleva dhe e montova në Fushë Krujë

Dëshmia e Vilson Brahaj

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje: - Vilson Brahaj , 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz ,Tiranë. Nga tërësia e veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse në banesën e shtetasit XH.D. Autori i dyshuar pas kryerjes së krimit ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës së Tapizës”. Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhënë të tjera. Sa më sipër në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti të cilin autori i dyshuar e ka përdorur për të transportuar dhe shpërthyer lëndën plasëse në banesën e shtetasit Xh. D. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Vilson Brahaj, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

Kush është Gazmir Daci dhe konfliktet
Banesa ku u vendos tritoli në Bathore është e Gazmir Dacit, i cili është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje. Ai aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar. Për shkak të kësaj ngjarje, në 31 korrik të 2016 ndaj tij u tentua një atentat nga jashtë burgut me snajper. Pas atentatit të dështuar në burg, policia arrestoi 24 orë pas sulmit dy autorët, Ergys Kolaveri 25 vjeç dhe kushëriri i tij, Enea Ceka 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga hetimet e policisë rezultoi se dy personat qëlluan me armë zjarri drejt Dacit nga një kodër drejt oborrit të burgut, por gabuan në shënjestër, pasi i plagosur mbeti një person nga Kosova.

Skeda e përplasjeve Kolaveri-Daci
Atentatet ka zanafillën më në 4 nëntor 2015, me vrasjen me armë zjarri të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e rëndë të vëllait të tij Robert Kolaveri. I dënuar për këtë vrasje është Gazmir Daci, objektivi i sulmit në Vaqarr. Pas ngjarjes në 4 nëntorit 2015 që erdhi si pasojë e një konflikti të mëparshëm, vëllai i tretë Ergys Kolaveri, së bashku me kushëririn e tij kanë tentuar që të eliminojnë Gazmir Dacin, i cili ndodhet në burgun e Vaqarrit në Tiranë. Por duke ngatërruar shënjestër e duke plagosur personin e gabuar. Dy vëllezërit Valmir dhe Robert Kolaveri u qëlluan me armë zjarri nga Gazmir Daci pas një konflikti në një lokal në qendër të Bathores në Tiranë. Ndërkohë, i arrestuari mësohet se ka qenë me dy vëllezerit në lokal, ku pas një grindjeje fillimisht verbale kanë dalë jashtë lokalit, dhe 27-vjeçari ka qëlluar disa herë me armë zjarri tip pistoletë, duke i lënë të dy të plagosur rëndë, ku më pas Valmir Kolaveri ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak dhe Robert kolaveri mbeti i paralizuar.

Për këtë ngjarje policia do të arrestonte të kërkuarin Gazmir Daci. Ai u kap në dhomën 12 të një hoteli,në autostradën Durrës-Tiranë nga një operacion i zhvilluar na efektivët e Policisë së Tiranës dhe RENEA-s.Pak kohë pas kësaj ngjarjeje, lokali i babait të Gazmir Dacit u sulmua me tritol, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Përplasja mes Kolaverëve dhe  Gazmir Dacit kishte nisur që kohë më parë në Francë ku vëllezërit Kolaveri ishin përfshirë në një konflikt me Gazmir Dacin.

Dy vëllezërit dhe autori i dyshuar mësohet se jetonin prej kohësh në Francë dhe merreshin me transportimin ilegal të klandestinëve nga Franca drejt Anglisë. Pikërisht ky ka qenë edhe motivi i parë i konfliktit mes tyre. Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët. Pas këtij konflikti vëllezërit Kolaveri janë kthyer në Shqipëri, ku rastësisht janë takuar me Gazmirin, që njihet edhe me emrin Elson. Kur janë gjendur në lokal, ky i fundit u ka kërkuar sqarime lidhur me rrahjen që i kishin bërë në Francë. Në debat e sipër, Daci ka qëlluar me armë në drejtim të vëllezërve, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:23
‘Punoj te RENEA’/ Foto me makinën e policisë dhe i armatosur/ Ja kush është i riu që vendosi eksplozivin në Bathore

Vilson Brahaj u arrestua si autor i vendosjes së eksplozivit në banesën e Xhelal Dacit, babait të Gazmir Dacit tre ditë më parë. 23-vjeçari me origjinë nga Kukësi dhe banues në Kamëz u arrestua nga policia, pasi u identifikua makina nga kamerat e sigurisë.

Ai deklaroi se kishte marrë 5 mijë euro për të vendosur tritolin, ndërsa nuk tregoi porositësin. Report Tv sjell fotot e autorit Vilson Brahaj. Nga një kërkim në faqen e tij në rrjetet sociale, Brahaj shfaqet me armë zjarri, ndërsa ka publikuar edhe një foto me makinën e policisë. Në profilin e tij në Facebook i riu shkruan se është pjesë e RENEA-s & FNSH -Forcat Speciale Shqiptare dhe se studion te Akademia e Rendit.

Profili ne Facebook i Vilson Brahajt

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • London: 31/07/2018 00:58

    Mysliman i devotshem

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 30/07/2018 16:51

    Shikoni se çfar fytyre është maloku analfabet për çfar i duhet ky shoqëris kti dhe plumbin ti japësh është gjynah ky duhet ta fusësh në një grpo m**i e aty ti dali shpirti qenit malok.

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 30/07/2018 18:05

      Tamam fiks fare. Vetem ne 2018 mund te thuhet "Vura Tritol se skisha pune mu deshen leket". Plumbin ballit atij dhe familjes !!!

  • Jeton torre gjoleka: 30/07/2018 16:51

    Shikoni se çfar fytyre është maloku analfabet për çfar i duhet ky shoqëris kti dhe plumbin ti japësh është gjynah ky duhet ta fusësh në një grpo m**i e aty ti dali shpirti qenit malok.

    Përgjigju
    • kastriot: 04/08/2018 13:01

      ti qe ke permend emrin e vellut dhe fam.time mem fut plumpin kokes po ce burr me shkr ne imboks kastriot brahaj.dhe vi un tej shpija jote ste ve tritol un ty.po ta qi moter e gr nen sy tend ti te par.me le nr e te vij te shikosh dicka se nuk e ke par kurr ne jeten tende

  • Veshgjati Vicidolit: 30/07/2018 16:45

    Keta jane ushtaret e mij te Bathores heroike.

    Përgjigju
  • Fredi: 30/07/2018 13:09

    Mos e paragjykoni djalin se ndoshta i jane dashur ato para. Ka shpenzime tjetri ore, foto ne instagram, Iphone, xhiro nga blloku, po nje makine e bukur i duhet ohuuuu. Te gjitha keto do ja sigurojne tani ne burgun e fushe krujes. Puna eshte qe do pensohet dhe tregoje porositesit mbas ata te arratisen dhe prokuroria jone profesionale do e denoje pak dhe do i marre ne mbrotje familjen. E kuptoni qe killerat dhe terroristet ja morren doren pendimit? 8 vjet u denua vrasesi i komksar Cukut, ja mbrojten dhe familjen.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 30/07/2018 13:08

    Nga veshja duken si veshje ushtarake, vetëm policia ushtarake bën derrman.. Bravo policisë!

    Përgjigju
  • Fredi: 30/07/2018 12:52

    Kshu osht kur ngatrohesh.. Tani që i doli emri do e “shkepin” n myth

    Përgjigju
  • Gigi: 30/07/2018 11:51

    Edhe foto kur falet...njeri shenjtor...njeri shpellar eshte pak ti fusin nja 20 vjet jan pak

    Përgjigju
  • pilot: 30/07/2018 10:50

    si mor i lig mund te maresh jete njerzish per 5000 euro

    Përgjigju
  • Vlora: 30/07/2018 10:01

    Bravo Policia,ne kohe rekord. RESPEKTE.

    Përgjigju
  • Kafsha: 30/07/2018 09:42

    Bajgëri e gjallë egërsirash neandërtalë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren