Media italiane TGCOM e ka krahasuar bregdetin shqiptar me atë të Karaibeve. ‘’Një diamant i papërpunuar, por që mbart një potencial të madh’’, shkuan TGCOM në nisje të shkrimit për Shqipërinë. Bashkangjitur me shkrimin kjo medie ka sjellë edhe disa imazhe që për ta janë krejtësisht të ngjashme me plazhet e Karaibeve duke u karakterizuar edhe nga një fluks jo i madh i turistëve.
Shkrimi kushtuar bukurive përrallore të vendit tonë bën një përshkrim të rivierës shqiptare duke u ndaluar në disa nga pikat turistike më atraktive të jugut të Shqipërisë. DCCOM nënvizon se Deti në Shqipëri është sinonimi i pushimeve me kosto të ulët.
Reportazhi i medias italiane bën një historik të Vlorës dhe përshkruan të detajuar dhe me fjalë lavdëruese bregdetin e këtij qyteti. Jala, Dhërmiu, Livadha, Shpella e Piratëve e shumë vende fort të dashura për të gjithë ata që kanë mundur t’i vizitojnë përshkruhen me shumë superlativa në këtë shkrim.
‘’Në Sarandë për të mos u humbur është Ksamili që përmban disa ishuj të mrekullueshëm dhe ndodhet jo shumë larg qytetit antik të Butrintit. Për ta mbyllur me plazhin e Pulëbardhave që është padyshim një nga më të bukurit në Shqipëri’’, shkruan në mbyllje TGCOM.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com