Foto/ Monica Bellucci pozon nudo
ja sa vjeç mbush për pak ditë

Foto/ Monica Bellucci pozon nudo<br />ja sa vjeç mbush për pak ditë
Më 30 shtator ajo do të festojë 52-vjetorin e lindjes, megjithatë aktorja e mrekullueshme italiane, Monica Bellucci rrëfehet pa doreza për revistën “Paris Match”, ku sigurisht ka zënë edhe kopertinën e saj.

Sipas saj nuk është e vërtet që dashuria nuk njeh moshë, por kjo shprehje duhet shtuar më tej edhe me seksin. E duke shfaqur për të disatën herë bukurinë e saj, aktorja nga Citta di Castello shfaqet tërësisht nudo në kopertinë, ndërsa në brendësi të revistës rrëfen sesa i rëndësishëm është pasioni për një mashkull të moshës së saj.

Në numrin e ri të revistës franceze, Bellucci zbulon linjat e saj të përkryera teksa noton në pishinë, foto që publikohen pas lançimit të filmit “On the Milky Road” të regjisorit Emir Kusturica, i prezantuar së fundi në Venecia, e ku interpreton rolin e partneres së një ushtari, i cili humb jetën pak përpara martese.

“Është një histori e bukur dashurie që zhvillohet gjatë luftës së vendeve ballkanike, mes viteve 1990-1994”, shpjegon aktorja italiane. Më tej shpjegon edhe virtytet që duhet të ketë mashkulli i saj i preferuar. “Zemërimi, me kushtin që të jetë konstruktiv, por edhe erotizmin, që e gjej shpesh në fuqinë e meshkujve”.

Sipas aktores italiane, pasioni ndryshon me kalimin e viteve, por nuk zbehet.

“Thuhet shpesh se dashuria është e lidhur me rininë, apo se me kalimin e moshës dashuria fizike shkon drejt zhdukjes. Së shpejti do të jem 52 vjeç dhe mund t’iua them me siguri se nuk është aspak e vërtetë. Dëshira nuk shuhet me plakjen e njeriut. Kur je i ri ekziston një dëshirë hormonale, kushdo nxitet nga impulset. Ndërsa me kalimin e viteve, seksi bëhet më reflektiv, por dëshira mbetet gjithnjë e fortë. Kur sensualiteti dhe seksualiteti shoqërohen me dashurinë dhe adhurimin, bëhen edhe më të bukur. Sot e kam të vështirë të bëj seks pa provuar dashurinë”, shprehet Bellucci.







Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

89/3
  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Trump 'nuk ka nënshkruar marrëveshjen etike' që kërkohet për tranzicionin presidencial

Trump 'nuk ka nënshkruar marrëveshjen etike' që kërkohet për tranzicionin presidencial