Uji ka përmbytur hyrjen e qytetit të Shkodrës për shkak të prurjes së përrenjeve. Nuk ka ende prezence të ujit në banesa në Shkodër, është dhënë alarmi i një përmbytje të mundshme dhe për qytetin.
Si pasojë e motit të keq qarku i Shkodrës ka ditë që është nën pushtetin e ujit. Reshjet e shumta kanë sjellë përkeqësim të situatës çdo ditë e më shumë. Është rritur niveli i lumit Buna gjë që ka sjëllë rrezik të përmbytjeve edhe brenda qytetit të Shkodrës.
IGJEUM thotë se do të vazhdojë rritja e prurjeve edhe gjatë ditës së sotme në pjesët malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin, dhe si pasojë do të rrezikohet përmbytja e qytetit të Shkodrës, përveç rrethinave.
Siç mund ta shohim edhe në fotografitë e bëra gjatë ditës së sotme qyteti i Shkodrës është zgjuar në disa pjesë të saj e përmbytur.
Këto janë shenjat e para të një përkeqësimi, ka pasur fryrje të liqenit të Shkodrës, gjatë orëve të ardhshme zgjerim të hartës së përmbytjeve
Lagjet më të rrezikuara janë ajo e Livadheve dhe Baçallëkut. Liqeni i Shkodrës është në kuotat maximale, situata e cila shohim na paralajmëron për një situatë të 2010.
Konvikti i shkollës industriale “Arben Broci” është bërë gati për evakuime që mbrëmë.
Tek ura e bacallëkut është komuniteti rom i cili do të evakuohet gjatë ditës së sotme.
Reshjet vijojnë pa ndërprerje sidomos në zonat malore ku rreziku është më i lartë, reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë prirje tepër të mëdha jo vetëm nga lumenjtë por edhe nga prurjet anësore.

Ujrat mbërrijnë dhe në qytetin e Shkodrës
/Shqiptarja.com

e.gj/Shqiptarja.com

VIDEO