Shtrëngimi i duarve dhe fotografitë, edhe më tutje vazhdojnë të mbesin dëshmi se gjatë vitit që kemi lëmë pas ka pasur bisedime politike e teknike në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në Bruksel.
Për rreth një vit kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq, pa praninë e mediave u takuan disa herë në Bruksel.
Pas takimeve gjithmonë u tha se është arritur progres. Mirëpo, gjendja në terren vazhdoi të jetë e njëjtë.
Madje kohe pas kohe ajo edhe u përkeqësua, pasi që për një gjë të tillë u kujdes mirë shteti serb. Këta të fundit inskenuan sulme në vija etnike, kur delegacione të fuqishme nga Evropa, por edhe më gjerë e vizitonin Kosovën.
Nga bisedimet e fundit në Bruksel u pa shumë qartë se Serbia fitoi përkrahje dhe para nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Ndërkaq, Kosova defakto e humbi një pjesë të territorit të saj. Përfundimisht Mitrovica u nda në dy komuna në vija etnike. Jugu i banuar me popullatë shumicë shqiptare, e veriu i banuar me popullatë shumicë serbe.
Para bisedimeve kjo pjesë ishte e kontrolluar nga struktura paralele serbe, e që njëjtë vazhdon të jetë edhe pas shumë bisedimeve dhe marrëveshjeve të arritura në kryeqendrën evropiane.
Ama këtu është vetëm një dallim. Më herët (serbët që e kontrollonin pjesën veriore) morën para nga Qeveria e Serbisë, ndërkaq punonin kundër interesave të shtetit tonë.
E tash (pas një vit bisedimesh) ata marrin para nga arka e shtetit, edhe pse nuk e njohin atë. Ndërkaq vija buxhetore serbe për këta edhe më tutje vazhdon të jetë e njëjtë.
Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë vazhdon të jetë e bllokuar me zhavorr.
Situata mbi urë vazhdon të jetë e njëjtë si para, ashtu edhe pas bisedimeve. Madje, mbi të (zhavorr) kanë filluar të mbijnë edhe drunjtë të cilët kanë filluar ta vështirësojnë pamjen përtej Ibrit.
Gjatë periudhës mars 2011- shkurt 2012 janë realizuar disa marrëveshje që nuk kanë gjetur zbatim të plotë. Disa janë zbatuar pjesërisht, disa pak më mirë, por ka edhe të tilla që kurrë nuk kanë gjetur zbatueshmëri për shkak të obstruksioneve që ka bërë shteti serb.
Marrëveshjet e dialogut teknik janë:
Marrëveshja për vulat doganore, për librat amzë, për diplomat universitare, për lirinë e lëvizjes, përfaqësim rajonal të Kosovës, regjistrat kadastrale, Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit (IBM), për Telekomin dhe për Energjinë, janë lënë anash për shkak të dialogut politik që nisi pas atij teknik në fillim të vitit 2012.
Më 19 prill 2013 ndodhi edhe takimi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me 15 pika në të, kryesisht të lidhura me veriun; si rrjedhojë, dy shtetet përgjatë tre vjetëve folën për gjithçka, por nuk u morën vesh gati për asgjë.
Nga marrëveshja Serbia fitoi territor e para. E këto dyja i humbi Kosova.
Fotografitë dhe shpenzimet e bëra nga delegacioni kosovar së paku simbolikisht do të dëshmojnë se pala kosovare është takuar me palën serbe në Bruksel, edhe pse defakto situata në terren, ashtu edhe raportet mes shteteve edhe më tutje vazhdojnë të mbesim të njëjta sikur në Kosovën kur pala kosovare dhe ajo serbe komunikonim mes vete vetëm nëpërmjet akuzave mediale.
Marre nga "Zeri"
/Shqiptarja.com