FOTO/ Në ditëlindjen e Lori
Hoxhës: Festimet zgjasin një javë
Ja si ka hyrë ditëlindja për trashëgimtaren e "Top Media" dhe si i hapi sytë sot në mëngjes!
Një nga vajzat më të lakmuara në Shqipëri për stilin e jetesës, Lori Hoxha, ka festuar 22-vjetorin deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. “Ditëlindja e Lorit zgjat një javë,” ka shkruar motra e saj Sara në një postim në Snapchat dhe duket se ashtu është vërtet.
Trashëgimtarja e “Top Media” ka festuar një ditë më parë me miqtë e saj në një nga club-et e kryeqyetit. Ndër të ftuarit binte në sy prezenca e Eno Popit, Xhemi Shehut, Jonida Maliqit, vajza e ish-kryeprokuroit Theodhori Sollaku e njëkohësisht e dashura e Ledri Vulës, Adela Sollaku, Ledion Liço, moderatori Ardit Roshi dhe sigurisht të dashurit të Lorit prej disa vitesh tashmë, Vis Bajraktari.
Lori dhe motra e saj kanë zgjedhur të mos publikojnë shumë rreth festës me shoqërinë, ndërsa e kanë ‘bombarduar’ rrjetin social Snapchat me video dhe foto nga darka e ngrohtë familjare që organizuan mbrëmë deri pas mesnate.
Familja Hoxha festoi ditën e lindjes së Lorit, bashkë familjarët e miqtë e tyre më të mirë, në një restorant në Tiranë, i prenotuar posaçërisht për ta. Pjesëmarrësit kanë patur fatin të shijojnë tingujt e muzikës ‘live’ të këngëtarit korçar Gena, për të cilin siç duket Lori ka ‘dobësi’ të veçantë.
Në darkën e ditëlindjes u vu re prezenca e moderatorit Ledion Liço, gjë që automatikisht ka hedhur poshtë fjalët se mes tij dhe Sarës kanë lindur probleme. Të gjithë dukeshin të lumtur dhe energjikë për ta kaluar natën me muzikë të mirë shqiptare, dhe po ashtu ndihej edhe Itani i vogël që nuk i ndante sytë nga telefoni.
Darka e shtruar për të ftuarit ishte mjaft elegante, me detaje të mirëmenduara. Lori që zakonisht në evente të tilla është mjaft e rezervuar dhe përpiqet të ruajë vetkontrollin, në prani të familjes dhe njerëzve të saj të dashur, ka festuar e kërcyer si të mos kishte të nersërme!
E rrethuar me kaq shumë dashuri, nuk është aspak për t'u habitur që tashmë 22-vjeçarja, u zgjua mëngjesin e sotëm e rrethuar nga buqeta me lule të mrekullueshme.
FOTO FOTORedaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
154/4
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
1%
-
Jo
98.8%
-
Nuk e di
0.2%
Vota total: 68079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
La mandatin e deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja shkon sërish sot në SPAK (VIDEO)
11 Tetor, 09:54
-
Fshehu 31 120 paundë në shasinë e furgonit arrestohet 32 vjeçari në Portin e Durrësit, sekuestrohet automjeti, paratë dhe sendet elektroshtëpiake (EMRI)
11 Tetor, 09:51
-
Tiranë/ U kap me 2.1 kg kanabis, arrestohet në flagrancë 31- vjeçari
11 Tetor, 09:25
-
Uragani Milton, shkon në 10 numri i viktimave! Ja pamjet që tregojnë Floridën të rrënuar (VIDEO)
11 Tetor, 09:00
-
Lushnjë/ Shiste doza kokaine në lagje të qytetit, vihet në pranga 39 vjeçari (EMRI)
11 Tetor, 08:53
-
Gripi dhe ftohja këtë sezon, mënyrat më të mira për t'i parandaluar
11 Tetor, 08:35
-
Tiranë/ Kthyen magazinën në shtëpi bari, 7 në pranga, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së (EMRAT)
11 Tetor, 08:24
-
Obama në fushatë për të mbështetur Nënpresidenten Harris
11 Tetor, 08:20
-
Media spanjolle 'El Economista': Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqipërisë
11 Tetor, 08:19
-
Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna
11 Tetor, 08:16
-
Uragani Milton në Florida, 10 viktima! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO+VIDEO)
11 Tetor, 07:58
-
Reshje shiu në të gjithë vendin, si parashikohet moti sot
11 Tetor, 07:33