


Një çift ukrainas që u takuan ndërsa ishin vullnetarë për të mbështetur civilët në mes të pushtimit rus dhe u martuan të dielën në një stacion metroje që shërbente si strehë në Kharkiv.
Infermierja Anastasiya Grachova dhe partneri i saj Anton Sokolov, një kirurg dentar, u takuan kur filluan të ofrojnë kujdes shëndetësor dhe ilaçe për njerëzit në vendin e shkatërruar nga lufta, shkruan Sky News.
Sokolov tha: “Pavarësisht gjithë tmerrit që po ndodh në qytetin e Kharkiv dhe në Ukrainë, ka një vend për dashuri, ka mirësi”.
Lajmi kryesor:
Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus











