12 vite burg ish drejtorit të Policisë në Dhërmi Sokol Bode! GJKKO e dënon për lidhje me grupin e Habilajve

Ish shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është dënuar nga GJKKO me 12 vite burg!  Ai akuzohet se kishte lidhje me grupin e Habilajt. Sokol Bode është dënuar në mungesë pas së bashku me ish-oficerin tjetër të policisë Gjergji Kohila janë në arrati.

Bode ka qenë gjithnjë në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt, (ky i fundit i arrestuar në Itali, por më pas u arratis). Së bashku me Kohilajn ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë. 

Kujtojmë se pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 23/04/2022 17:35

    Mir keta u denuan po radha e saliut me myftar lumneshin sali lushen dhe me ish polica te Saliut per bandat ne 97 dhe hashashin ne lazarat me policin e tij kur e kan radhen se ju prish pazari saliut.

    Përgjigju
  • Loni: 22/04/2022 16:58

    Po si drejtori Jeard Cela ku di coje parat se fitote aq shume nga grupet ca per vrasje ca nga ashashi ca nga ata qe shisni te bardh dhe denohet aq pak sa nje ajdut pulash keta jane gjykatesit me dy sandarte po hetoni o spak cfare jeni po keni vidjo e fakte ne polici pa fund qe nuk i hapin se si i ka mbylle ky palo drejtor dhe me ke shoqeroej i keni aty faktet se i kam pare vete me sy

    Përgjigju
  • Tako: 22/04/2022 16:04

    Kreu i bandes te gjithe e din qe ka qen Saimir Tahiri, gjithe shqiperia e dinte kete. Por Tahiri u Denisa vetem me 3 vjet, ndersa abode dhe Cela me me shume vjet. Si behet kreu i bandes me pak se ushtaret? Tahiri ka qen ai qe e ka pasuruar banden me drejtor polices qe jan akoma ne pune, i jepte urdher si te vepronin sidomos ne jug, qe gjithe drejtoret ishin nga Tepeleni dhe Vlora. Zona e families se Tahirit

    Përgjigju
  • fisniku: 22/04/2022 12:35

    Sa per te qeshur jane keto gjykatat tona, kapobandat Tahiri dhe Cela denohen me 3 dhe 5 vite ndersa varesit e tyre denohen 4 here me shume...

    Përgjigju
    • Sopique: 22/04/2022 15:16

      Ca dënohen dhe ca të tjerë janë këshilltar ministrash!! Ky Bode një Audi ka blerë dhe ca dreka ka ngrënë, asgjë tjetër!

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin