Ndërsa në dy ambiente të ndryshme brenda Pallatit të Kongreseve Basha me Bylykbashin e Bogdanin po zhvillonin takim me McAllister dhe Rama e Meta me Fleckenstein, çadra e PD ishte mbushur plot me njerëz.
 
Ata njësoj si gjithë shqiptarët po presin rezultatin e diskutimeve me negociatorët ndërsa kreu i demokratëve ishte ai që u largua i pari nga takimi që zgjati rreth 20 minuta, në një kohë kur ai mes Ramës, Metës e Fleckenstein vijon ende.

Dalja e shpejtë e Bashës ende nuk konfirmon rezultat negativ të negociatave megjithatë duket se shanset janë të pakëta që kriza politike të ketë marrë fund nga këto takime për aq kohë sa qëndrimi zyrtar i PD është sërish i palëkundur sa i përket qeverisë teknike.

cadra

Redaksia Online
Al.N/Shqipatrja.com