FOTO/ Në shenjë nderimi, fotot e 1000 viktimave të masakrës së Hamasit shfaqen në ekspozitën e Universitetit të Tel Avivit

FOTO/ Në shenjë nderimi, fotot e 1000 viktimave të masakrës së Hamasit shfaqen në ekspozitën e Universitetit të Tel Avivit

1698049828_foto.jpg

Qyteti i Tel Avivit gjatë ditëve të fundit ka përkujtuar sulmin e fundit terrorist në Izraelin jugor me një seri ekspozitash dhe projektesh speciale në nderim të viktimave.  Një prej tyre ishte fotot e një mijë viktimave të Hamasit në audiencë në Universitetin e Tel Avivit.

Ekspozita e Bashkuar kundër terrorizmit në Universitetin e Tel Avivit (TAU) vendosi foto të viktimave, duke përfshirë ata që ishin rrëmbyer, në 1000 karrige në auditorin Smolarz. Fushata më e gjerë e Bashkuar kundër Terrorizmit përfshin gjithashtu tubime mbështetëse dhe ekspozita në rreth 20 universitete në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. 

Ky nuk është organizimi i parë në nderim të viktimave. Kujtojmë se më 12 tetor, u mbajt një vigjilje e improvizuar me qirinj në sheshin Dizengoff të Tel Avivit. Memoriali i përkohshëm publik përbëhej nga 1300 qirinj, një për çdo viktimë të sulmit terrorist më vdekjeprurës në historinë e Izraelit, raporton agjencia e lajmeve izraelie.

Mbi 1,400 njerëz humbën jetën pasi terroristët e Hamasit zbritën në komunitetet pranë kufirit me Rripin e Gazës më 7 tetor, duke shkaktuar një sulm të paprecedentë ndaj civilëve. Gjithashtu 200 persona u morën peng nga terroristët dhe u transportuan në Gaza, ndërsa dhjetëra janë ende të zhdukur. 


Lajmi kryesor:

Lufta në rripin e Gazës/ Izraeli shtyn operacionet tokësore për 'blerë' kohë për negociatat e pengjeve! Hamasi liron 4 gra në orët e fundit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës