Kjo shifër konfirmohet zyrtarisht nga policia e shtetit e cila sqaron se autorët e dyshuar janë 3 persona të cilët kanë përdorur si kamuflazh jelekët e kompanisë ICTS e cila është kompania që kujdeset për sigurinë e brendshme të terminalit të avionëve.
Report Tv sjell dinamikën e grabitjes ku distanca nga dera në të cilën janë futur grabitësit e njohur si porta e karburantit, është 495 m deri në vendin ku qëndron avioni.
Është ky itinerari i përdorur nga autorët e dyshuar të cilët me automjetin e tyre mercedez benz i janë afruar avionit kanë marrë paratë dhe janë larguar po nga e njëjta rrugë.
Porta hapet në mënyrë manuale dhe aty autorët kanë lënë gjurmë teksa kanë ndërhyrë për të çmontuar bravën, e cila përdorej për hapjen dhe mbylljen e derës.
Ajo që mbetet mister dhe bënë me përgjegjësi kompaninë ICTS është fakti se si porta është hapur pa u pikasur nga rojet e tyre nga persona që nuk kishin as çelësin e saj por dyshohet se kanë ndërhyrë me forcë për të çmontuar bravën e për tu futur deri në pistë.
Porta në fjalë shërben për futjen e eskortave të transportit të parave dhe mallrave kargo nga ku dhe një ditë më parë janë futur dy kompani private për të transportuar paratë.
Sipas rezultatit të hetimit në piste ditën e djeshme kur ka ndodhur grabitja kanë hyrë dy automjete të blinduara ku pre e grabitjes ka rënë vetëm eskorta e “Nazeri 2000’’.
Grabitësve u është dashur të përshkruajnë deri tek avioni 495 m ndërsa automjetit të ‘’Nazeri 2000” 317 m ku në harkun kohor të 7 minutave ka ndodhur ky kryqëzim i mjeteve e më pas tre autorët e dyshuar kanë nxjerrë armët dhe të maskuar me kapuc kanë marrë thasët me para dhe janë larguar.
Shuma e parave e cila do të tranportohej jashtë vendit nga dy bankat e nivelit të dytë ishte mbi 3 milion euro bëjnë me dije burime për ReportTv ndërsa ajo që është grabitur zyrtarisht ka rezultuar 995 mijë euro.
Një ditë pas ngjarjes policia ka të ndaluar për këtë rast punonjësit e policisë private ndërsa këtë të premte kanë dëshmuar dhe zyrtarë të aeroportit dhe kompanisë ICTS si dhe janë sekuestruar librat e protokollit të sigurisë që ndiqet për mënyrën se si lëvizin paratë në pistën e aeroportit.
(Makina e grabitësve duke u futur e duke dalë nga aeroporti dhe skema e grabitjes) FOTO
Kliko për ta parë më të madhe
(Makina blind e Nazeri 2000 që transportonte paratë)
(Porta e sigurisë nga ku kanë hyrë grabitësit në aeroportin Nënë Tereza)
(Me rreth të kuq, dëmtimet në porten e sigurisë së aeroportit nga ku u futën grabitësit)
(Postblloku i ngritur nga policia pas grabitjes)
(Porta e sigurisë nga ku kanë hyrë grabitësit në aeroportin Nënë Tereza)
(Helikopteri i policisë që patrulloi zonën pas grabitjes) Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com
(Makina e djegur e grabitësve)
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)