Pezulluan punën në Rinas, foto nga takimi i kontrollorëve të AlbControl me presidentin Meta pak ditë më parë

Pezulluan punën në Rinas, foto nga takimi i kontrollorëve të AlbControl me presidentin Meta pak ditë më parë

Takimi i presidentit Ilir Meta me kontrollorët disa ditë më parë

Këto janë fotot e takimit të Presidentit Ilir Meta me kotrollorët e AlbControl që kanë pezulluar punën ditën e sotme në Rinas për shkak të uljes së pagave si pasojë e situatës së pandemisë.

Lidhur me këtë takim ka qenë vetë presidenca ajo që ka sjellë një njoftim për shtyp ku bënte me dije se Meta priti një përfaqësi të “Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror". Sipas njoftimit ata i kanë përcjellë Metës shqetësimin lidhur me vendimmarrjet e Këshillit Mbikqyrës të Shoqërisë “Albcontrol”, që sipas tyre iu kanë cënuar të drejtat legjitime si punëmarrës.

"Sipas përfaqësuesve të kësaj Sindikate, vendimmarrjet e Këshillit kanë shkelur një sërë rregulloresh dhe manualesh, që lidhen me ruajtjen e sigurisë së operimit të trafikut ajror në hapësirën ajrore shqiptare, duke vënë në rrezik individualisht dhe kolektivisht të gjithë trupën e kontrollorëve të trafikut ajror, shoqërinë “Albcontrol” sh.a. por njëkohësisht dhe sigurinë e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë. Pjesëmarrësit e njohën Presidentin Meta me faktin se prej më shumë se 10-muaj, nuk kanë marrë ende asnjë zgjidhje për shqetësimet e tyre nga institucionet përgjegjëse sipas ligjit dhe askush prej tyre nuk ka treguar gadishmëri për të diskutuar me Sindikatën lidhur me çështjet e ngritur.

Përfaqësuesit e Sindikatës e vlerësuan me shumë shqetësim situatën, që referon edhe rreziqe potenciale të cenimit të sigurisë të hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, sidomos në kushtet kur për pak ditë në Shqipëri do të nisë përgatitja dhe zhvillimi i stërvitjes së përbashkët të forcave të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të vendeve partnere të kësaj organizate “Defender Europe 21”, nga ku pritet që trafiku ajror në vendin tonë të rritet ndjeshëm, si në fluturimet ushtarake, edhe në ato civile", shkruhej në njoftimin e presidencës.

Kryeministri Rama teksa e cilësoi bojkotimin e punës një sabotim të rëndë të aktivitetit të Aeroportit "Nënë Tereza" dhe paralajmëroi se do të merren masat që parashikon ligji për to, akuzoi se nxitës të kësaj lëvizjeje sipas tij janë presidenti Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke bërë që të pezullohen fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”. Sipas Ramës, këta të fundit duan mbylljen e aeroportit që në vend të mos vijnë vaksinat.

Më pas Meta ka publikuar në rrjetet sociale edhe një letër të cilën thotë se ia ka nisur pak ditë më parë kreu të qeverisë, për ta lajmëruar mbi problematikat që i kishte adresuar Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Transportit Ajror.

Fluturimet në aeroportin e Rinasit janë pezulluar pasi 60 kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl thuajse njëkohësisht kanë shpallur paaftësinë e tyre në punë duke firmosur një dokument se kanë stres për shkak të kushteve të vështira financiare të tyre, që ka ardhur si pasojë e uljes së pagës së tyre nga 4400 dollarë në 2400 dollarë si pasojë e pandemisë.

Vendimin për pezullimin e punës kontrollorët e trafikut ajror e kanë marë një vit pas uljes së rrogës, ndonëse kjo grevë nuk lejohet nga ligji. Ndalimet e grevës për punonjësit e kontrollit ajror janë shumë të qarta në Kodin e Punës. 

1617810295_metamekontrolloeret1.jpg

/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri