-
Politikë
Spartak Braho për fushatën e Metës: Të ndalohet me forcë! Basha i çmendur, nxit vrasje me tubimet elektorale
Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho e cilëson shkelje të ligjit daljen e presidentit Meta në fushatë, madje sipas tij ai duhet ndaluar me forcë. Ndërsa organizimet që kryen Partia Demokratike kundër masave anti COVID, Braho i quan vrasëse, dhe liderin e saj të çmendur.
13 Prill 2021, 19:41 -
Opinion
Të mjelësh dallëndyshet në ajër
Fati është më kapriçioz se gratë e bukura. Flora Ndreca, një nga ekspertet e AlbControlit, deri një javë më parë njihej vetëm nga pak vetë. Ata e shenjonin si një grua të realizuar, nënë e një fëmije të mitur dhe të punësuar në “fole dallëndyshesh”. Por për të brenda një jave, në këmbim të njohjes publike të saj, gjithçka u rrokullis me një shpejtësi të pabesueshme, në një thellësi të frikshme dhe me zgjidhje ende larg fundit. Një zgjidhje, e cila sido që të jetë, do të pasohet nga një rifillim që nuk do të jetë më kurrë si më parë.
11 Prill 2021, 13:46 -
Opinion
Pse politika e zhurmës nuk i do specialistët?!
Do të mjaftonte kriza e pashembullt e largimit të kontrollorëve të trafikut ajror, këtyre punonjësve shumë të specializuar dhe të mirë-vlerësuar, që u krijua në prag të stërvitjes së përbashkët të forcave të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere në kuadër të “Defender Europe 21”, që publiku i thjeshtë të pyeste natyrshëm: Po mirë i kujt është faji dhe sa e drejtë është i gjithë reagimi i kontrollorëve, që ende nuk ka emër?! Përgjigja është evazive.
11 Prill 2021, 09:15 -
Kronikë
Akuzohen se organizuan rebelimin dhe nxitën kolegët të braktisnin punën në Rinas, gjykata lë në burg 2 kontrollorë! Në arrest shtëpie Flora Ndreca
Është zhvilluar sot seanca e vendosjes së masës së ndaj tre kontrollorëve Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesat e prokurorisë për 3 kontrollorët e trafikut ajror të akuzuar për shpërdorim detyre pasi nxitën bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.
10 Prill 2021, 09:04 -
Politikë
Balluku: Turqit dhe grekët nuk punuan, gabim i madh që dolën mesazhet e kontrollorëve
Balluku tha se ata u treguan të gatshëm menjëherë, por nuk qe e nevojshme pasi u rikthyen në punë disa nga kontrollorët shqiptarë. Balluku theksoi se aktualisht trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët shqiptarë
10 Prill 2021, 07:39 -
Kronikë
'Ti s’je burrë, zbrit nga kulla se përndryshe do të të hedh', zbardhen dëshmitë e kontrollorëve
Një ditë më parë Report Tv zbardhi bisedat në grupin e WhatsApp të kontrollorëve të trafikut ajror. Sot dalin të tjera dëshmi, ku njëra është e një prej kontrollorëve që nuk kishte pranuar të plotësonte formularin e paaftësisë për punë, por që më pas e kishte bërë këtë gjë. Sipas tij, pasi mësoi se 5 kolegë ishin pushuar nga puna dhe të gjithë të tjerët e kishin plotësuar formularin, në fund kishte vendosur edhe ai t’i bashkohej kolegëve.
9 Prill 2021, 18:53 -
Kronikë
Akuzohen si nxitës të bojkotimit të punës, Prokuroria kërkon burg për dy kontrollorët ajror të Rinasit, për Flora Ndrecën ‘arrest shtëpie’
Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për kontrolloren ajrore Flora Ndreca, ndërsa për dy të tjerët, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, është kërkuar arrest në burg. Të tre kontrollorët ajrorë të “AlbControl” u arrestuan pasi akuzohen si nxitës të bojkotit të punës që solli pezullimin për dy ditë të të gjitha fluturimeve në aeroportin e Rinasit, dhe mbi to rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës
9 Prill 2021, 17:14 -
Politikë
Rama: Saliu e partia e tij, me kryetar kukull! Meta kandidat i opozitës në Vlorë, takohet skutave me subjektet e OFL-së! Janë bërë si grup hijenash
Nga Saranda ku ka zhvilluar një takim me qytetarët bashkë me ekipin e 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën dhe presidentin Ilir Meta. Teksa tha se udhëheqësit e vërtetë të opozitës janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, duke e cilësuar Lulzim Bashën si “kukull të kurdisur”, Rama akuzoi presidentin se hiqet si kandidat i PD në Vlorë dhe zhvillon betejë skutash, sipas tij duke u takuar edhe me subjekte të OFL
9 Prill 2021, 15:40 -
Kronikë
Bllokimi i punës në Rinas, flet avokati: Akuzat e ngritura ndaj kontrollorëve për qëllime të tjera! Të ndaluarit janë në gjendje të rënduar psikologjike
Avokati i kontrollorëve të AlbControl, Rezart Kthupi në një intervistë për mediat tha se ndalimi i tre kontorllorëve një ditë më parë është i paligjshëm, pasi ato kanë ushtruar një të drejtë të ligjshme
9 Prill 2021, 13:43 - Kronikë
-
Kronikë
Në krye të detyrës kontrollorët e kthyer pas apelit të Qeverisë! Balluku: Plani i pengmarrjes dështoi, drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë
Ora 9:00 e ditës së sotme shënoi fundin e krizës më shumë se 48 orëshe të krijuar në Aeroportin e Rinasit pasi pjesa më e madhe e kontrollorëve të AlbControl lanë punën.
9 Prill 2021, 07:47 -
Politikë
Bllokimi i Rinasit, debate në 'Repolitix', Mecaj: Hapësira ajrore sot 'në dorë' të NATO-s e SHBA, kontrollorët janë certifikuar nga ato! Jakaj: Pse i sjell nga Turqia dhe jo nga BE
Për opinionistin Arben Meçaj tashmë hapësira ajrore e Shqipërisë nuk është më nën juridiksionin shqiptar por kontrollohet nga NATO dhe SHBA dhe se kontrollorët turq të ardhur në Rinas janë sjellë pikërisht nga NATO dhe janë të certifikuar prej tyre. Por kjo nuk i ka pëlqyer kandidatit të LSI-së për deputet në Tiranë, Besnik Jakaj, i cili thotë se Rama mund t'i kishte marrë këto kontrollorë nga një vend anëtar i NATO-s dhe jo nga Turqia
8 Prill 2021, 23:10 -
Opinion
Shteti nuk duhet të shantazhohet nga çunat e llastuar me paga 5 mijë dollarëshe
Kontrollorët e Trafikut Ajror në Shqipëri, Kosovë, pse jo edhe në pjesën më të madhe të botës, janë të paktë në numër, shkollimi i tyre bazë kushton mbi 300 mijë euro dhe duke i gëzuar të gjitha këto avantazhe, sillen si çuna të lazdruar
8 Prill 2021, 22:59 -
Politikë
Replika në distancë/Rama sjell kontrollorë nga Turqia e Greqia, Meta acarohet: Shqiptarët janë zot në vendin e vet! Historia e Rinasit e sajuar për të më provokuar mua
Edhe pse në distancë, të ftuar në debate të ndryshme televizive, nuk kanë munguar replikat dhe akuzat mes Edi Ramës dhe Ilir Metës në lidhje me çështjen e bllokimit të Rinasit për 24 orë për shkak se kontrollorët e trafikut ajror shpallën paaftësinë për punë për shkak të stresit të krijuar nga ulja e të ardhurave financiare të tyre përgjatë pandemisë.
8 Prill 2021, 22:30 -
Politikë
Bllokimi i Rinasit për 24 orë, Veliaj: Ka mesazhe që tregojnë lidhjen e Metës me kontrollorët e trafikut ajror, prokuroria t'i zbardhë
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ka bërë përgjegjës Presidentin Ilir Meta për situatën e krijuar në aeroportin “Nënë Tereza”, ku kontrollorët e trafikut ajror vendosën të pezullojnë punën duke shkaktuar dhe bllokimin e fluturimeve nga Riansi. Veliaj tha në 'Opinion' se ka mesazhe që provojnë lidhjen e Metës me kontrollorët dhe se Prokuroria duhet t'i zbardh.
8 Prill 2021, 22:08 -
Politikë
Rama: Puna në Rinas rinisi me kontrollorët turq, nesër vjen edhe grupi nga Greqia! Një pjesë e kontrollorëve tanë janë rikthyer në punë
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije mbrëmjen e sotme s enjë pjesë e kontrollorëve janë rikthyer në punë, pas thirrjes të bërë nga kreu i qeverisë dhe Ministrja Belinda Balluku. Rama bëri me dije po ashtu se pas kontrollorëve turq, që mbërritën ditën e sotme, duke bërë të mundur rifillimin e fluturimeve, nesër prite të vijë edhe një grup tjetër nga Greqia.
8 Prill 2021, 21:21 -
Opinion
Kulla e Rinasit, pjesë e sistemit të NATO-s! Historiku dhe largimi i kontrollorëve gjatë vizitës së Bush në Tiranë
Gjatë vizitës së presidentit të SHBA-së, George W.Bush në Tiranë në vitin 2007, kontrollorët e kullësit të Rinasit u larguan të gjithë për 48 orë dhe gjithçka u mor në dorë nga kontrollorë të ushtrisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ka shumë gjasa që edhe gjatë Defender 21, stërvitjes së NATO-s që nis në muajin e ardhshëm, ku janë angazhuar një numër i madh i trupave amerikane, sërish të kenë rol specialistët e SHBA në kullën e Rinasit.
8 Prill 2021, 19:27 -
Opinion
Mero Baze: Pse Ilir Meta i la rrugëve kontrollorët e Rinasit?
Fal 65 kontrollorëve që nuk ju bashkuan çmendurisë së Ilir Metës dhe ndihmës që qeveria turke dha me kontrollorë të përkohshëm për të mos bllokuar aeroportin, sot Ilir Meta ka dal zbuluar, pasi nuk ja doli të bllokonte Shqipërinë nga ajri, përmes celulës së LSI në Rinas dhe nga toka përmes Kosovës me Albin Kurtin.
8 Prill 2021, 19:21 - Opinion
-
Opinion
Frrok Çupi: Pse e bllokoi Ilir Meta aeroportin e Rinasit dhe pse e ndaloi Kurti i Kosovës kalimin kufitar?
Nuk mund të thuash se cila nga kalimet kufitare u bllokua e para: Morina apo Rinasi?! Ndoshta ka ndodhur si në paradigmën ‘pula vezën, apo veza pulën’. Shpesh në jetën tonë na ndodh si në figurën e krimit: Njëri autor krimi zbulon tjetrin. Kësaj here kombi shqiptar është gjetur i mbyllur në thes: Blloko vaksinimin nga sëmundja botërore e shekullit, Covid19, dhe atëherë kombin mund ta rrahin si macen…
8 Prill 2021, 19:03