Ndonëse për disa gra dhe vajza 8 marsi mbetet si një moment për të reflektuar dhe protestuar për shumë të tjera kjo ditë është arsye e mjaftueshme për të festuar.
 
Rrugët, lokalet dhe restorantet e Tiranës gjatë ditës kanë shfaqur hapur atmosferën e festës ndërsa lulet në duar ishin kryefjala e ditës.
  
Por, me natën atmosfera ka marrë tjetër ngjyrë. Festa e “çmendur” me striptistë e striptiste që performojnë në klubet e natës si duket po kthehet një traditë për 8 marsin kryeqytetas veçanërisht për klubin e natës "Moscow Club".
   
E tillë ishte edhe nata e mbrëmshme. Plot gra e vajza kanë zgjedhur si mënyrë argëtimi “show”-n e vajzave dhe djemve gjysmë të zhveshur.

[gallery]21376[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com