Nuk u restaurua kurrë pas vdekjes së tij! Shkatërrohet vila madhështore e Al Capone, sundimtarit të perandorisë së krimit

Nuk u restaurua kurrë pas vdekjes së tij! Shkatërrohet vila madhështore e Al Capone, sundimtarit të perandorisë së krimit

Vila e Al Capone

Rezidenca madhështore ku jetoi dhe vdiq Al Capone, mafiozi i famshëm amerikan i cili sundoi një perandori krimi, është shkatërruar. Shtëpia e “paprekshme”, e cila njihet në historinë e botës së krimit si vendi ku ngjizeshin biznese të pista të trafikut të drogës, dikur rrethohej nga dhjetëra roje.

I njohur si një nga figurat më të frikshme të krimit të organizuar, Al Capone jetonte në një shtëpi gjigande, vlera e së cilës i kapërcente 15.5 milionë dollarë.

Bosi më i madh i drogës e bleu atë në 1928 për 40 mijë dollarë, pak para se të “binte” perandoria e tij e krimit.

Shtëpia ishte ndërtuar në vitin 1922, më një stil spanjoll dhe ndodhej në gjirin Biscayne, pranë lagunës së Floridës, afër Miamit.

Vila gjigande prej 6500 metrash katrorë, kishte një pamje të jashtëzakonshme dhe përmbante katër dhoma gjumi, shtatë tualete, një bar kabane në natyrë, kopshte të stilit evropian, një garazh me shtatë makina, një fushë tenisi dhe pishina me pamje të shkëlqyera buzë liqenit.

Në tetor të vitit 2021, rezidenca e kriminelit iu shit një kompanie.

Sakaq, vila u shkatërrua dalëngadalë pavarësisht përpjekjeve për ta ruajtur.Një organizatë e ruajtjes së trashëgimisë arkitekturore mblodhi pa sukses mijëra nënshkrime për të parandaluar prishjen e shtëpisë së Al Capone.

Rezidenca ishte në gjendje të pastër pas një rinovimi miliona dollarësh, sipas një peticioni për ta shpëtuar atë.

Promovuesit e iniciativës theksuan se prishja e saj do të ishte humbje e një pjese të rëndësishme jo vetëm e historisë lokale, por edhe asaj të Shteteve të Bashkuara.

Ishte një nga shtëpitë më të vjetra në Miami Beach dhe fillimisht i përkiste Clarence Busch të dinastisë Anheuser-Busch, i cili dikur e kontrollonte atë. Kompania më e madhe e birrës në botë.

Mafiozi i Çikagos, i cili pretendonte se ishte një tregtar antik, fitoi shumë para nga tregtia e paligjshme e pijeve alkoolike, për shkak të të ashtuquajturave ligje të ndalimit në fuqi në atë kohë dhe lojërave klandestine të fatit.

Al Capone është cilësuar si krimineli më i madh i të gjitha kohërave. Ende sot e kësaj dite imazhi i tij ngjall frikë për shkak të krimeve të shumta që ka bërë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja