Gjatë ditës së sotme një autobus me nxënës është aksidentuar në fshatin e Vërzhezhë, Skrapar, duke rënë rreth 20 metra në greminë, por famirësisht nuk ka viktima, vetëm lëndime.
Një gjimnaziste është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka vizituar gjimnazisten Romina Kapllani në spital.
Nikolla komunikoi me të plagosurën në sallën e Reanimacionit. Mjekët e kanë informuar ministren për gjendjen e vajzës e cila është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën. Ajo kërkoi angazhim maksimal nga ana e mjekëve dhe i uroi nxënëses shërim të shpëjtë.
Ministrja e Arsimit prej mëngjesit të sotëm është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Drejtorisë Arsimore Berat dhe zyrën Arsimore Skrapar për rrethanat e aksidentin dhe gjendjen e nxënësve të plagosur.
/Shqiptarja.com

“Uroj shërim të shpejtë për nxënësit dhe rikthim sa më shpejt në bankat e shkollës”, thotë ministrja Nikolla.

e.gj/Shqiptarja.com